Search
Generic filters
Exact matches only

Korçë/ Kryhet ndërhyrja e vështirë e heqjes së tumorit të kordës vokale të djathtë

0 1 month ago

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Falë ekipeve dhe pajisjeve të reja mjekësore është kryer për herë të parë në spitalin e Korçës ndërhyrja e vështirë e Polipektomisë, heqjes së tumorit të kordës vokale të djathtë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se “falë ekipeve dhe pajisjeve të reja mjekësore, gjithmonë dhe më shumë ndërhyrje që nuk kryheshin më parë, po kryhen aktualisht pranë Spitalit Rajonal Korçë”.

Ndërhyrja e vështirë është kryer nga doktor Tedi Minarolli, doktor Marsel Dhima dhe Alfred Robo dhe mbështetjen e stafit infermieror.

“Me ndihmën e aparaturave të teknologjisë së funditlaringoskopisë së suspenduar, doktor Tedi Minarolli, doktor. Marsel Dhima, doktor Alfred Robo dhe mbështetjen e stafit infermieror, është kryer për herë të parë në spitalin e Korçës ndërhyrja e veshtirë e Polipektomisë, heqjes së tumorit të kordës vokale të djathtë. Forcojmë kapacitetet e spitaleve rajonale që qytetarët të marrin shërbim me cilësi dhe afër vendbanimit”, shprehet ministria. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Leave a Reply

Skip to toolbar