Search
Generic filters
Exact matches only

Përfitoi nga skemat e AZHBR-së/ Sipërmarrja private në Dibër, histori suksesi për agrobiznesin shqiptar

0 2 months ago

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ “Kop. Frut 2012” është një histori suksesi për Dibrën dhe për agrobiznesin shqiptar.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një shembull frymëzues sesi një sipërmarrje private bashkëpunon edhe me fermerë të tjerë që kultivojnë fruta të të gjitha llojeve.

“Kjo qendër e madhe e grumbullimit, ruajtjes dhe përpunimit të frutave është mbështetur me fonde nga AZHBR, si dhe ka përfituar nga programi “IPARD Like”, madje në thirrjen e radhës do të aplikojë sërish për të shtuar sipërfaqet e kultivuara me mollë në më shumë se 10 ha që ka aktualisht”, tha Rama.

Ndërkohë sipërmarrësi u shpreh se këtë aktivitet e ka filluar para 20 vitesh. “Ka qenë një bashkëpunim i vitit 1996, me vullnetin e nismën e miqve nga Franca dhe falë këtij bashkëpunimi ne jemi sot këtu ku jemi. Kemi zgjeruar agropërpunimin me teknologji franceze për të prodhuar lëng natyral pa konservant dhe sheqer. Ishte mbështetja e qeverisë që ne arritëm ta bëjmë këtë investim. Kam bërë edhe frigoriferin, nga dy dhoma kam bërë 4 dhoma”, tha ai.

Sipas sipërmarrësit dibran “ky është një cikël i mbyllur”. “Fruti për cilësi të parë ruhet për tregun. Cilësinë e 2 dhe të tretë e përpunojmë. Veç kësaj ndihmojmë fermerët për prodhimin që nuk shitet duke e bërë lëng të gatshëm. Do zgjeroj sipërfaqen dhe kjo rrit punësimin në një zinxhir që funksionon. Po bëjmë gati tokën për të mbjellë varietete komplet të reja”, tha ai. /m.m//a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Leave a Reply

Skip to toolbar