Search
Generic filters
Exact matches only

Trajtimi i rasteve të dhunës në familje/ PNUD asiston institucionet vendore në Patos

0 2 months ago

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Trajtimi i rasteve të dhunës në familje ishte në fokus të një trajnimi të realizuar nga bashkia Patos, me mbështetjen e PNUD.

Rritja e kapaciteteve të profesionistëve që trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore mbetet prioritet për organet e qeverisjes vendore.

Në këtë kuadër u realizua edhe trajnimi me temë “Drejt një Mekanizmi Referimi efektiv dhe të qëndrueshëm, për trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Pjesë e trajnimit u bënë përfaqësues të Prefekturës së Fierit, Prokurorisë, Qendrave Shëndetësore, Policisë, Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Fier, Fier, Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Patos etj.

Trajnimi u zhvillua me mbështetje të PNUD Shqipëri, në kuadër të projektit “Forcimi i mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje”./m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Leave a Reply

Skip to toolbar